Bashkimi i Prizrenit synon që të jetë i kompletuar në tërësi për edicionin e ri.
Ata konfirmojnë arritjen e bashkëpunimit me basketbollistin Samir Zekiqi.
“Në kuadër të kompletimit të skuadrës së parë, ju njoftojmë se menaxhmeti i Klubit ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me lojtarin Samir Zekiqi, i cili është shpallur kampion i Republikës së Kosovës në dy sezone të ndryshme.
Samiri, skuadrës sonë i sjell: profesionalizëm, përvojë dhe forcë të madhe ku do të garojmë në sezonën 2023/2024 në Superligën e basketbollit të Kosovës.
Gjithashtu, ju njoftojmë se jemi duke punuar intenzivisht në kompletimin e ekipit për një garë shumë konkurruese basketbolli.
Për më shumë do ju informojmë në ditët në vijim”, njofton kryesia e KB Bashkimit.