Kombëtarja e Kosovës zhgënjeu me lojë dhe rezultat në duel me Danimarkën, duke pësuar humbje me 88:63 (24:17, 23:11, 21:17, 20:18), në takimin që u zhvillua në palestrën e sportit “Sezai Surroi” në Prizren.
Ndeshja u zhvillua në kuadër të Grupit H të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian në basketboll.
Kjo ndeshje ka qenë si finale, por Dardanëve nuk iu shkoi asgjë ndoresh.
Kosovës i duhej fitorja me 8 pikë që të përmbysnin humbjen e sfidës së parë me 82:75 dhe të kalojnë grupin por kësaj radhe i hasi sharra në gozhdë, duke pësuar humbje të thellë.
Danezët çerekun e parë e mbyllen me 17:24, por në minutat vijues e thelluan epërsinë në 23 pikë në minutën e 19-të, patën një seri 0:11 dhe 2:17 në çerekun e dytë.
Danimarka shkoi në pushim me rezultat 28:47.
Edhe në çerekun e tretë mysafirët u treguan të fortë duke e ruajtur epërsinë (45:68) në minutën e 30-të.
Gjithçka ishte e qartë dhe çereku i katërt ishte më shumë si komoditet për danezët, duke triumfuar me rezultat 88:63.
Basketbollisti Muhamedali Janjeva është më efikasi me 11 pikë, i ndihmuar nga Dommis Artis me 11, ndërsa të danezët u shquan Gabriel Lundberg me 28 pikë, Bakary Dibba 17, Jonas Zohore me 14 pikë e tj,
Danimarka zuri vendin e parë me 8 pikë, duke e lënë pas Kosovën me 6 pikë dhe Zvicrën me 4.
Danimarka ka avancuar më tej, Kosova nuk e ka realizuar ëndrrën.