Salla më e madhe sportive në botë është pronari i ri i rekordit për numrin e tifozëve në një ndeshje të Kampionatit Botëror të basketbollit!
Ajo që paralajmërohej dhe pritej prej javësh e madje muajsh më parë, tashmë është bërë realitet.
Për të kujtuar dhe treguar!
Nga sot do të mbahet mend se në ndeshjen e Filipineve dhe Republikës Domenikane në Botërorin 2023 në Manila ishin të pranishëm 38.115 shikues.
Për histori! Priteshin më shumë se 40 mijë, por kushtet e tmerrshme të trafikut penguan, siç raportojnë mediat botërore, disa mijëra të afrohen në Arenën sportive.
Por i gjithë ky spektakël, ku mori pjesë edhe presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos, u “shkatërrua” nga basketbollistët e Republikës Domenikane, të cilët në një ndeshje dramatike, i mposhtën Filipinet me rezultat 87:81.