Basketbolli në Kosovë duket se do të përballet me problemet e njëjta edhe këtë sezon.
Basketbolli u rikthye sot me ndeshjet e para çerkefinale në Superkupë.
Megjithatë, ndeshja mes Trepçës dhe Bashkimit është ndërprerë shkaku i tifozëve. Ishin tifozët mitrovicas që ndezën mjete piroteknike brenda palestrës, gjë që është e ndalur.
Të pranishëm në palestrën “13 Qershori” të Suharekës janë edhe tifozët e Bashkimit.