Reagon Vëllaznimi!

Basketboll

Reagon Vëllaznimi!

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 15:33
Logo e Vëllaznimit

Edicioni i ri nuk ka filluar me qetësi në basketbollin e Kosovës, në ndeshjet e para të Superkupës (meshkujt), ka pas dhunë mes disa basketbollistëve.

Vëllaznimi ka marrë masa ndaj basketbollistëve që janë përfshirë në përleshje.  

“KB Vëllaznimi njofton tifozët ‘Kuqezinjët e Jakovës’ dhe të gjithë adhuruesit e klubit se klubi i qytetit ka adresuar zhvillimet e fundit dhe konform rregullave të klubit ka marrë masa ndaj lojtarëve të përfshirë që kanë thyer kodin disiplinor dhe të sjelljes sportive. 

KB Vëllaznimi dënon rastin në fjalë dhe është i vendosur të luftojë që rastet e tilla të shëmtuara të qëndrojnë larg nga sporti. 

KB Vëllaznimi siguron adhuruesit se klubi është i fokusuar vetëm në ndeshjen e radhës dhe shkon me motiv të lartë në Suharekë për duelin çerekfinal të Superkupës ndaj nikoqirit, KB Golden Eagle Ylli”, reagon Vëllaznimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat