Peja ka siguruar kalimin për në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës në basketboll.
Skuadra e drejtuar nga Rami Hadar eliminoi sonte Proton Cable Prizrenin në çerekfinale të kësaj gare.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën “13 Qershori” përfundoi me rezultatin 92:81.
Justin Edler-Davis shkëlqeu te pejanët me 29 pikë, teksa u ndihmua edhe nga Lis Shoshi me 15 sosh.
Më i dalluari te prizrenasit ishte Ivan Koljevic, që shënoi 18 pikë.
Peja në gjysmëfinale do të takohet me fituesin nga përballja Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi, që zhvillohet sonte nga ora 20:00.