Ka rifilluar ndeshja finale e Superkupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Trepçës dhe Pejës.
Policia ka zbrazur palestrën në Suharekë, aty ku po zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Pejës dhe Trepçës.
Ballafaqimi ndërmjet tyre u ndërpre pak para përfundimit të pjesës së parë, por pritet që të rinisë së shpejti.
Kujtojmë se vetëm pak minuta para se të mbyllej pjesa e parë, është ndërprerë finalja e Superkupës së Kosovës ndërmjet Pejës dhe Trepçës.
Ishte trajneri i KB Pejës, Rami Hadar i cili ka urdhëruar lojtarët e skuadrës së tij që të tërhiqen nga parketi.