Sot ka ndodhur turpi i madh në finalen e Superkupës së Kosovës në basketboll, mes Trepçës dhe Pejës.
Gazetarja e sportit, Ulpiana Emra, është goditur me shishe.
"“Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, dënon ashpër sulmin në gazetaren e sportit, Ulpiana Emra.
Kolegia jonë ishte në detyrën e saj kur u godit me shishe nga shikuesit në ndeshjen e Superkupës së Kosovës në basketboll, Trepça - Peja, që u zhvillua të dielen në Suharekë.
Aktet e tilla të dhunës në terenet sportive janë të papranueshme dhe si të tilla i dënojmë fuqishëm.
Në organizimin e ngjarjeve sportive, duhet të ofrohen kushte të favorshme për gazetarët që të kryejnë punën e tyre.
Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, kërkon nga organet e rendit që aktet e tilla të parandalohen dhe persona të dhunshëm të marrin dënimet e merituara”, reagon Shoqata e Gazetarëve Sportivë e Kosovës, me kryetar Edmond Thaçi.