KB Sigal Prishtina ka dhënë një njoftim zyrtar rreth gjendjes shëndetësore të Steven Davis.
Basketbollisti, i cili erdhi si përforcim këtë sezon te prishtinasit, pësoi një lëndim në gjysmëfinalen ndaj Trepçës, në kuadër të Superkupës së Kosovës.
Tani, sipas njoftimit të kryeqytetasve, Davis pritet të kthehet gjatë javës së ardhshme.
“Njoftim për gjendjen shëndetësore të lojtarit Steven Davis
Lojtari i skuadrës, Steven Davis gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Superkupës, Sigal Prishtina – Trepça kishte pësuar një lëndim të cilit i është dashur intervenimi i stafit mjekësor.
Pas ndeshjes, janë bërë ekzaminimet e mëtejme ku ka rezultuar se lojtari ka pësuar dislokim të gishtit të madh të dorës dhe se pritet të kthehet gjatë javës së ardhshme”, njofton KB Prishtina.