Në sallën e akademisë sportive “Goga Basket” në Durrës, ka startuar sezoni 2023-2024 në sportin e basketbollit. Eventi i parë është ai i Kupës së Federatës, për të dyja kategoritë (meshkuj e femra), ku kanë marrë pjesë disa nga ekipet e federuara pranë FSHB-së.
Prë meshkuj, në çerekfinale, Partizani fitoi 79-75 ndaj Apolonisë, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale, ku sot do të luajë ndaj Besëlidhjes. Në çerekfinalen tjetër për meshkuj, Kamza Basket mundi 87-63 Flamurtarin dhe në gjysmëfinale do të luajë ndaj Tiranës kampione.
Te femrat, janë luajtur direkt ndeshjet gjysmëfinale, duke qenë se numri i ekipeve pjesëmarrëse ishte i ulët. Kështu, Flamurtari kampion mundi me lehtësi 56-46 Teutën, që rikthehet në aktivitet pas disa vitesh. Ndërsa Partizani mundi 71-68 Tiranën në derbin kryeqytetas.
Çerekfinale, meshkuj
Apolonia – Partizani, 76-79
Kamza Basket – Flamurtari, 87-63
Gjysmëfinale, meshkuj
Besëlidhja – Partizani, 17:00
Tirana – Kamza Basket, 19:00
Gjysmëfinale, femra
Partizani – Tirana, 71-68
Flamurtari – Teuta, 56-46