Një nga basketbollistet më të talentuara dhe me të ardhme të ndritur është Etna Rexhepi.
Ajo së fundi ishte pjesë e Kampit Basketball Without Borders në Wroclaw të Polonisë. Ky kamp elitar ishte për zhvillimin e shkathtësive individuale të lojtareve të talentuara të regjionit.
Basketbollistja e grupmoshave të reja është pritur në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) nga Drejtori Teknik, Arben Krasniqi dhe Menaxheri i Përfaqësueseve të Kosovës, Adriatik Rraci.
Krasniqi dhe Rraci i kanë ofruar përkrahje, duke konfirmuar mbështetjen nga FBK për të dhe zhvillimin e saj. Gjatë takimit kanë biseduar për përvojën e saj në Kamp dhe ecurinë për të ardhmen.
“Basketball Without Borders Europe 2023 ka qenë shumë i rëndësishëm për mua dhe të ardhmen time.
Dua të falënderoj FBK-në për pjesëmarrjen në këtë kamp, ku shpresoj se do të më ndihmoj shumë.
Ka qenë një përvojë shumë e mirë për mua dhe FBK më ka qëndruar pranë”, është shprehur Rexhepi për faqen zyrtare të FBK-së..