Lezhjanët mundin Tiranën në finale, 100-86, dhe japin mesazhe të forta për kampionatin!
Besëlidhja është fituesja e Kupës së Federatës Shqiptare të Basketbollit, teksa në finalen e luajtur në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” të Xhafzotajt, e cila erdhi drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, mundi Tiranën, 100-86.
Një periodë e parë e ekuilibruar, të cilën lezhjanët e kanë fituar me tre pikë diferencë, 30-27. Tiranë mundohet të rregullojë lojën. Madje e ka fituar periodën e dytë 19-20, por në pushim përsëri lezhjanët janë në avantazh, 49-47.
Madje Tirana ka fituar dhe periodën e tretë, 24-25, e përsëri Besëlidhja në avantazh 73-72. Ajo që i vuri vulën suksesit të lezhjanëve është perioda e katërt. 27-14 për Besëlidhjen dhe në total 100-86.
Kupën skuadrën fituese dhe kapitenit të Besëlidhjes, Beqo, ia ka dorëzuar anëtarja e Komitetit Drejtues të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Migena Plasa. Për Tiranën u evidentua Redi Vogli me shtatë trepikëshat e tij.
Në përfundim të ndeshjes për mikrofonin e Radio Televizionit Shqiptar kanë ardhur trajnerët e skuadrave, Erkand Karaj dhe Afrim Bilali.
"Edhe ne mund të bënim më mirë. Kjo do të shërbejë që ne të rregullojmë ato probleme që kemi.
Gjithsesi e uroj Besëlidhjen për ndeshjen", thotë Karaj pas mbarimit të ndeshjes
"Për mua kjo ndeshje ishte më tepër fitore morali se sa thjeshtë fitimi i një kupe. Dua të përgëzoj ekipin, menaxherët e Besëlidhjes, që kanë bërë të mundur afrimin e këtyre lojtarëve të talentuar. Pavarësisht se sot nuk luajtën dy lojtarët kryesore, organizatori Shestani dhe Prodani, por mendoj se jemi në rrugën e duhur me këtë ekip", ka nënvizuar Afrim Bilali, trajneri i Besëlidhjes.