Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit në kuadër të javës së dytë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Kampionia në fuqi, Peja, do të synojë fitoren e dytë ndaj Proton Cable Prizrenit.
Pejanët në javën e parë triumfuan ndaj Vëllaznimit, ndërsa prizrenasit pësuan ndaj Sigal Prishtinës.
Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi”, me fillim prej orës 17:00.
Ndeshja e fundit e kësaj jave do të zhvillohet mes Golden Eagle Yllit dhe Istogut.
Therandasit në xhiron e parë pësuan humbje nga Bashkimi dhe synojnë që sonte të regjistrojnë fitoren e parë ndaj istogasve të “pa fuqishëm”, që po luajnë për herë të parë në Superligë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në palestrën “13 Qershori”, në ora 19:00.