Federata Shqiptare e Basketbollit, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka konfirmuar numrin e skuadrave të federuara pranë saj dhe që do të marrin pjesë në sezonin e ri sportiv 2023-2024.
Për meshkuj do të jenë 11 ekipe, ndërsa për femra 8. Siç dihet, sezoni i ri është ndryshe nga ai i viteve të kaluara, pasi ekipe, në të dyja kategoritë, janë të grupuara në një grup të vetëm dhe jo të ndara.
FSHB ka hedhur edhe shortin e kampionatit, duke zbardhur javën e parë, ku spikatin dy duele “big” që në start: Flamurtari-Tirana për femra dhe Teuta-Besëlidhja për meshkuj.
Te femrat do të debutojë këtë sezon ekipi i Teutës, ndërsa për meshkuj ai i Fieri Basket.
Java e parë, femra
Teuta – Vllaznia
Partizani – Studenti
Elbsani – Barleti Basket
Flamurtari – Tirana
Java e parë, meshkuj
Partizani – Elbasani
Kamza Basket – Flamurtari
Vllaznia – Skënderbeu
Teuta – Besëlidhja
Apolonia – Tirana
Fieri Basket (pushim)