Bashkimi i Prizrenit është ende në kremten e trofeut të Superkupës së Kosovës në basketboll.
Basketbollistja Arbnore Perçuku mburret me suksesin dhe synon edhe trofe të tjerë.
“Sezonin 2023/24, e nisa ashtu siç e mbylla sezonin 2022/23. Pra, në mënyrën më të mirë të mundshme, me trofeun e Superkupës së Kosovës.
Është një trofe i radhës prej shumë trofeve që i kam në koleksionin tim, por edhe një nismë e mirë që me KBF Bashkimin e mbrojtëm trofeun e fituar sezonin e kaluar.
Sigurisht, gjithmonë ndjenja është fantastike për çdo trofe të fituar dhe pas Superkupës, duhet që së bashku me bashkëlojtaret e ekipit t’i përvishemi punës dhe të japim gjithçka nga vetja pasi na pret një sezon i gjatë. Vazhdojmë”, ka shkruar Perçuku.