Ka startuar sezoni 2023-2024 i Euroleague në basketboll për meshkuj, turneu më i rëndësishëm kontinental.
Një sezon që nisi mbarë për kampionët në fuqi të Real Madrid, që fituan 79-77 ndaj Baskonia Gasteiz në derbin spanjoll.
Pa problem fiton edhe Barcelona, që mundio 91-74 turqit e Anadolu Efes, ndërkohë që skuadra tjetër turke e Fenerbahce mposhti 85-82 italianët e Armani Milano. Bayern mynih fitoi 80-68 derbin me Alba berlin, ndërsa Olympiacos fitoi derbin grek me Panathinaikos 88-78.
Sic dihet, në fazën play off kualifikohen 8 skuadrat më të mira, ndërkohë që luhet me sistem vajtje-ardhje.
Euroleague-Raundi 1
Crvena Zvezda – Villeurbanne, 94-73
Maccabi Tel Aviv – Partizan Beograd, 96-81
Virtus Bolonja – Zagiris Kaunas, 79-82
Bayern Mynih – Alba Berlin, 80-68
Barcelona – Anadolu Efes, 91-74
Fenerbahce – Armani Milano, 85-82
Panathinaikos – Olympiacos, 78-88
Valencia Basket – Monaco, 70-65
Baskonia Gasteiz – Real Madrid, 77-79