Superliga e Kosovës në basketboll, vazhdon sot me dy duele mjaft interesante.
Sigal Prishtina përballet me Golden Eagle Yllin, derisa Istogu sfidon Bashkimin.
Të dy skuadrat kërkojnë fitoren e dytë këtë edicion, sepse kanë nga një fitore e një humbje.
Sot do të ndeshen edhe Istogu me Bashkimin.
Për istogasit kjo është hera e parë që luajnë në elitë dhe janë në kërkim të fitores së parë, kurse prizrenasit duan fitoren e tretë në tre ndeshje.
Ndërkaq, derbi i javës së tretë, do të luhet të enjten mbrëma mes rivalëve të vjetër, Pejës dhe Trepçës.
Superliga / Java e Tretë
Sot takohen:
17:00 Sigal Prishtina - Golden Eagle Ylli
19:00 Istogu - Bashkimi
Të enjten takohen:
18:00 Peja – Trepça