Është ndërprerë ndeshja mes Pejës dhe Trepçës, e cila i takon xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Të dyja skuadrat u larguan drejt zhveshtoreve për disa minuta për shkak të fyerjeve nga tribunat.
Arbitrat morën vendim që njëra pjesë e tribunës, ajo e ultrasve të Pejës të zbrazet dhe ekipet tashmë janë kthyer në parket për rifillimin e ndeshjes.
Pas shtatë minutave lojë ne palestrën “Karagaçi” rezultati është 13:12 në favor të Pejës.