Basketbolliatet e KB Junior 06 Moni Bau e kanë nisur edicionin e ri të garave me fitore. Ato në nismë e kanë mposhtur ekipin Vushtrria Basket me rezultat 80:65 (19:15, 23:16, 17,13 dhe 21:11).
Ndeshja ishte interesante fillim e mbarim, pasi u përballën dy skuadra me lojtare tejet cilësore.
Megjithatë, prizrenaset pothuaj gjatë gjithë lojës kishin iniciativë dhe falë lojës kolektive realizuan fitore të merituar.
Për këtë triumf kontribuan: organizatorja e shkëlqyeshme Yllza Uka me 8 pikë e 10 asistime, Vesa Krasniqi me përvojën e saj (10), ‘snajperistja’ Merisa Bilalli (22), përforcimi i denjë Etna Rexhepi (20), Yllka Morina (17) me lojë fantastike sidomos në çerekun e tretë, si dhe Arnisa Veqgishti, Alketa Temaj dhe e talentuarja Albulena Dakaj.
Ndërkohë tek udhëtueset u veçua Malvina Haziri me 25 pikë.
V.B.
Të gjitha reagimet:
6Ramush Rushiti dhe 5 të tjerë