Janë zhvilluar ndeshjet e raundit të tretë të Euroleague në basketboll për meshkuj, ku sërish skuadrat spanjolle janë ato që bëjnë ligjin.
Në krye të renditjes me pikë të plota mbeten tri skuadra spanjolle: Real Madrid, Barcelona dhe Valencia.
Të trija këto ekipe fituan në ndeshjet e luajtura në mesjavë. Real Madrid mundi 93-79 lituanezët e Zalgiris Kaunas, që pësuan humbjen e parë, ndërsa katalanasit fituan 92-83 në shtëpinë e Partizan Beograd.
Mirë po paraqitet edhe Valencia, që mposhti 75-66 Maccabi Tel Aviv.
Një javë pozitive edhe për ekipet italiane, ku fitojnë Armani Milano e Virtus Bolonja. Në fund të renditjes pa asnjë fitore janë Alba Berlin e Villeurbanne.
Euroleague-Raundi i 3-të
Partizan Beograd-Barcelona, 83-92
Fenerbahce-Panahtinaikos, 83-69
Anadolu Efes-Villeurbanne, 89-84
Baskonia Gasteiz-Bayern Mynih, 68-76
Real Madrid-Zalgiris Kaunas, 93-79
Armani Milano-Olympiacos, 65-53
Crvena Zvezda-Monaco, 76-82
Virtus Bolonja-Alba Berlin, 87-76
Valencia-Basket-Maccabi Tel Aviv, 75-66