Kurioziteti i Javës së katërt të Prince Caffe Superliga vjen nga derbi prizrenas Bashkimi-Proton Cable Prizreni, ku qendra e Bashkimit, Erik Copes kishte 22 kërcime gjatë ndeshjes
Copes ishte zgjedhur MVP i javës së katërt.
Deri më tani ka treguar një formë shumë të mirë me prizrenasit, që kanë tri fitore dhe një humbje deri më tani
Ai në sfidën e fundit shënoi edhe 25 pikë, si dhe një asistim, duke pasur indeksin e ndeshjes 28.