Është mbyllur java e 4-t e Euroleague në basketoll për meshkuj, eventi më i rëndësishëm i këtij sporti për skuadra.
Tetë ekipet më të mira avancojnë në play off pas sezonit të rregullt.
Pas kësaj jave, vetëm Real Madrid e Barcelona janë në krye të renditjes me pikë të plota, duke i fituar takimet e deritanishme. Katalanasit fituan me lehtësi 98-59 ndaj Bayern Mynih, ndërsa madrilenët mundën 88-71 Armani Milano.
Katër skuadra ndjekin këtë dyshe, me Valencia që lëshon kreun pas humbjes 77-73 ndaj Anadolu Efes.
Ngjit shkallët Virtus Bolonja, që korri suksesin e tretë radhazi, duke mundur 85-79 Crvena Zvezda.
Me nga tri fitore edhe Fenerbahce e Zalgiris Kaunas, ndërkohë që mbyllin renditjen Alba Berlin e Villeurbanne, ende pa asnjë fitore deri më tani në Euroleague.
Euroleague, raundi i 4-t
Fenerbace-Villeurbanne, 101-86
Olympiacos-Partizan Beograd, 98-94
Baskonia Gasteiz-Zalgiris Kaunas, 82-99
Real Madrid-Armani Milano, 88-71
Monaco-Alba Berlin, 86-75
Anadolu Efes-Valencia Basket, 77-73
Panathinaikos-Maccabi Tel Aviv, 81-86
Barcelona-Bayern Mynih, 98-59
Virtus Bolonja-Crvena Zvezda, 85-79