Sezoni i ri në elitën e basketbollit amerikan NBA ka nisur me dy super ndeshje që janë zhvilluar.
Kampioni në fuqi i NBA, Denver Nuggets e ka nisur mbrojtjen e titullit para adhuruesve të vet ku është takuar me Los Angeles Lakers dhe ka triumfuar me 12 pikë diferencë 119:107.
Nikola Jokic ishte shënuesi më i mirë te vendasit teksa e mbylli ndeshjen me ‘Triple-double’, ku realizoi 29 pikë pikë, 13 kërcime e 11 asistime.
Jamal Murray gjithashtu pati paraqitje shumë të mirë me 21 pikë si dhe Caldwell Pope që shtoi 20 të tjera në fitoren e parë këtë edicion.
Te skuadra mysafire më efikasi ishte LeBron James me 21 pikë, tetë kërcime e pesë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.
Me fitore sezonin e ri e ka nisur edhe Phoenix Suns që ka triumfuar në udhëtim te Golden State Warriors me katër pikë diferencë 104:108.
Devin Booker ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim me 32 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime, derisa Kevin Durant shtoi 18 të tjera.