Janë luajtur sot në mbrëmje dy ndeshjet e prapambetura të javës së 4-t të Superligës në basketboll për meshkuj.
Tirana fitoi 101-72 ndaj Elbasanit në duelin e kreut, duke ndalur hovin e miqve, që kishin fituar në dy javët e para.
Në duelin e zhvilluar në “Fahrie Hoti”, bardheblutë u shkëputën në pjesën e dytë, ku u dallua Davis me 24 pikë, mbështetur edhe nga Hysenagolli me 20 pikë e 13 rebound si dhe Ndreca me 23 pikë.
Në “Asllan Rusi”, skuadra e Besëlidhjes mundi pa shumë problem Flamurtarin me rezultatin 112-75, në një ndeshje të komanduar nga lezhjanët, ende të pamposhtur këtë sezon.
Blake me 32 pikë ishte shënuesi më I mirë për Besëlidhjen, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Merkaj për vlonjatët.
Superliga-Meshkuj, java e 4-t
Teuta-Partizani, 84-76
Skënderbeu-Fieri-Basket, 66-78
Vllaznia-Kamza Basket, 62-102
Tirana-Elbasani, 101-72
Besëlidhja-Flamurtari, 112-75
Apolonia (pushim)
Renditja: Tirana 7 pikë, Kamza Basket 7 pikë, Elbasani 7 pikë, Besëlidhja 6 pikë, Vllaznia 6 pikë, Teuta 6 pikë, Partizani 5 pikë, Apolonia 4 pikë, Skënderbeu 4 pikë, Fieri Basket 4 pikë, Flamurtari 4 pikë.