Skuadra e Çairit ka shënuan fitoren e katërt në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut në basketboll.
Ata festuan ndaj FMP Academy duke i mposhtur me rezultat 107:74.
Ashtu siç pritej, mysafirët justifikuan rolin e favoritit.
Dominimi i Çairit filloi që në minutën e parë dhe në minutën e katërt mysafirët arritën epërsinë e parë dyshifrore (2:14) me anë të Krstajiqit.
Në fund të çerekut, Çairi po avanconte me 10:32, duke vendosur praktikisht çështjen e fituesit me vetëm dhjetë minuta lojë.
Pjesa tjetër e ndeshjes kaloi në ruajtjen e avantazhit dhe sfida ka me rezultat bindës 74:107.
Basketbollisti Corbert shënoi 24 pikë, Krstajqç 22 pikë, por do të mbahet mend performanca e Mustaficas, i cili realizoi 14 pikë, 12 kërcime dhe ka pas 10 asistime.
Individi më i mirë në kampin e FMP-së ishte Luka Petrovski me 21 pikë.