Boston vijon të komandojë renditjen në Konferencën e Lindjes, pas fitores 126-107 ndaj Uashingtonit.
Braun me 36 pikë dhe Tatum me 33 pikë, ishin të magjishëm në fushë për Seltiks, ende të pamposhtur në kampionat.
Fitoren e parë korri Bruklini, që myndi 133-121 Sharlotin, ndeshje ku u dallua Tomas, me 33 pikë.
Fitore të rëndësishme arriti Milluoki, që mundi 122-114 Majamin, në një përballje mes dy ekipesh rivale në Lindje. Herro realizoi 35 pikë për ekipin nga Florida, por që mbetën për statistikë.
Për Baks, Antetokounmpo realizoi 33 pikë, mbështetur edhe nga Lillard me 25 pikë.
Në Perëndim, skuadra e Golden Stejtit mundi 130-102 Nju Orlinsin, ndeshje ku shkëlqeu Stefon Kerri, autor i 42 pikëve. Rikthehet te fitorja ekipi i Los Anxhelos Lejkers, që mundi 106-103 Orlandon, sfidë ku u dallua Rasell me 28 pikë e Dejvis me 26 pikë e 19 kërcime. Nikola Jokiç realizoi një tjetër “triple double” (27 pikë, 10 rebound, 11 asist) në fitoren 110-1012 që Denveri arriti ndaj Juta Xhazz.
NBA-REZULTATET
Sharlot – Bruklin, 121-133
Indiana – Çikago, 105-112
Uashington – Boston, 107-126
Atlanta – Minnesota, 127-113
Toronto – Portland, 91-99
Memfis – Dallas, 110-125
Miluoki – Majami, 122-114
Nju Orlins – Golden State, 102-130
Oklahoma – Detroit, 124-112
Denver – Juta Xhaz, 110-102
L.A. Lejkers – Orlando, 106-103