Java e gjashtë në Prince Caffe Superligë solli përballjen mes Sigal Prishtinës dhe Pejës, ku pejanët fituan dhe vazhdojnë të jenë skuadra e vetme pa humbje në elitë.
Ndërkohë, sulmin dhe mbrojtjen më të mirë në elitë i ka Trepça, ndërsa verdhezinjtë prijnë me kërcime.
Sa i përket asistimeve, vazhdon të jetë në vendin e parë Golden Eagle Ylli me 24.83 për ndeshje.
Tashmë Peja dhe Istogu kanë 9.17 topa të vjedhur për ndeshje, kurse Peja është liderë edhe për bllokada me 3.17 për ndeshje.