Bashkimi ndahet me amerikanin Jeremy Harris!
Jeremy Harris nuk është më lojtar i klubit të basketbollit Bashkimi.
Prizrenasit kanë njoftuar përmes faqes së tyre zyrtare se i kanë ndarë rrugët me basketbollistin amerikan.
Në arsyetim, klubi Portokalli nënvizoi se marrëveshja u ndal me pajtim të dyanshëm, ndërsa prizrenasit e falënderuan lojtarin në fjalë për kontributin e dhënë në në “Sezai Surroi”.