Peja pas dy fitoreve sonte mposhtet me rezultat 99:63 (23:12, 28:13, 30:22, 18:16), nga ekipi gjerman Niners Chemnitz, në takimin e xhiros së 4-të të Europe Cup në basketboll.
Ndeshja u zhvillua në një atmosferë të bukur në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.
Chemnitz, si në çerekun e parë si në të dytin, ka treguar lojë shumë të mirë duke rritur epërsinë në 26 pikë (51:25).
Në minutën e 27-rë, epërsia shkon në 30 pikë (69:39) duke treguar edhe një herë superioritetin ekipi gjerman.
Pejanët pësuan humbje të thellë me rezultat 99:63.
Basketbollisti Wesley Van Beck me 23 pikë është më efikasi të ekipi gjerman.
Arian Çallakaj e Urald King shënuan më së shumti pikë të Peja, secili nga 14.
Chemnitz kryeson me 8 pikë në Grupin H, duke lënë pas Pejën me 6 sosh.
Peja ka dy fitore e dy humbje.
Të dy humbjet nga ekipi gjerman.