KB Trepça ka zyrtarizuar transferimin më të ri atë të amerikanit, Darnell Edges.
Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi mitrovicas përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”.
“Welcome Darnell Edge”, thuhet shkurt në postimin e Trepçës duke mos dhënë më shumë detaje.
Edge është i gjatë 1.88 cm dhe është vetëm 25-vjeçar.
Ai është një roje pikësh që së fundmi ka luajtur për skuadrën Mersin BBGSK në Turqi, teksa ka bërë karrierë edhe në Rumani, Poloni e Hungari.