Indiana Pacers ka triumfuar ndaj Milwauekee Bucks me rezultat të ngushtë 126-124, në NBA.
Giannis Antetokounmpo realizoi 54 pikë, 12 kërcime dhe tre asistime, por që nuk mjaftuan për fitoren e Bucks.
Ndeshja filloi me ritëm të lartë, ku Pacers triumfuan në çerekun e parë me shifrat 38-24. Në çerekun e dytë, Bucks u kthyen në lojë me rezultat 36-28.
Edhe periudha e tretë ishte në favor të Bucks 34-27. Megjithatë perioda e fundit përfundoi në të mirë të Indianas me rezultat 33-30, duke triumfuar në fund me dy pikë në dallim.
Më i dalluari në fitoren e Indianas ishte Tyrese Haliburton me double-double, prej 29 pikëve, gjashtë kërcimeve dhe 10 asistime.
Fitore të ngushtë shënoi edhe Atlanata Haëks ndaj Orlando Magic me shifrat 120-119.