Vëllaznimi ka shënuar fitoren e katërt radhazi, që ishte ndaj kampiones së Kosovës, Pejës.
Njëherësh kjo ishte humbja e parë për verdhezinjtë në këtë kampionat pas shtatë fitoreve. Kuqezinjtë triumfuan 100:99 (27:28, 19:28, 26:21, 18:13, 10:9).
Por, në çerekun e katërt u zhvillua një dramë e vërtetë, ku në fund Malcolm Armstead shënoi dy pikë për 90:90, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.
Edhe në vazhdime ishte sfidë shumë interesante, por kësaj radhe vendasit ishin më të vëmendshëm dhe detajet e vogla vendosën fituesin që përfundoi 100:99.
Te Vëllaznimi, Sammuel Sessoms kishte 30 pikë, tetë kërcime e tetë asistime dhe Jalen Ray 29 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te Peja u dalluan Jacob Calloway me 29 pikë e gjashtë kërcime dhe Justin Davis me 21 pikë e nëntë kërcime.