Java e tetë në Superligën e Kosovës në basketboll do të vazhdojë edhe sot me dy ndeshje tjera.
Trepça pas humbjes nga Golden Eagle Ylli do të ndeshet me Istogun, që numëron një fitore e gjashtë humbje, kurse mitrovicasit janë në vendin e dytë me pesë fitore e dy humbje.
Kjo ndeshje fillon nga ora 17:00.
Java e tetë do të mbyllet me ndeshjen mes Proton Cable Prizrenit dhe Sigal Prishtinës, sfidë që do të zhvillohet në kryeqytet.
Prizrenasit kanë dy fitore e pesë humbje, kurse prishtinasit kanë katër fitore e tri humbje.
Dueli Proton Cable Prizreni – Sigal Prishtina nis me fillim nga ora 19:00.