Boston i bashkohet Philadelphia në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 114-98 ndaj New York.
Kjo është fitorja e tetë sezonale për Celtics, ku u dallua Jayson Tatum me 35 pikë. Brunson e Randle realizuan 51 pikë për nju-jorkezët, por që mbetën për statistikë.
Rikthehet te fitorja ekipi i Milwaukee, që mposhti 118-109 Chicago, një sfidë e komanduar nga skuadra e Bucks. Ndeshje e mirë për Giannis Antetokounmpo, autor i 35 pikëve e 11 rebound, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e 12 rebound të Vucevic për Bulls.
Fitore të rëndësishme arriti skuadra kanadeze e Toronto, që mundi 111-107 Washington. Siakam me 39 pikë e 11 rebound vendimtar për Toronto. Skuadra e Sacramento, falë një kuarteti lojtarësh që realizuan mbi 20 pikë (Fox 28 më i miri), mundi 132-120 Cleveland.
NBA-Rezultatet e sotme
Boston – New York, 114-98
Toronto – Washington, 111-107
Milwaukee – Chicago, 118-109
Sacramento – Cleveland, 132-120