Është mbyllur raundi i tetë i Euroleague në basketboll për meshkuj.
Skuadra e Real Madrid vijon të komandojë renditjen, ende e pamposhtur deri më tani. Madrilenët mundën 76-73 Valencia në derbi, duke nisur shkëputjen (kanë një ndeshje më pak).
Në vendin e dytë ndodhen Barcelona e Virtus Bolonja. Ekipi spanjoll u mund 94-71 nga Baskonia Gasteiz, ndërsa italianët fituan 86-79 derbin me Armani Milano. Fitore të vështirë korri Panathinaikos, që mundi 73-71 Zalgiris Kaunas.
Humbet terren Monaco, që u mund 89-82 në shtëpi nga turqit e Anadolu Efes, ndërsa Bayern Mynih triumfoi 94-85 ndaj serbëve të Partizan Beograd. Në play off të Euroleague shkojnë tetë ekipet më të mira.
Euroleague-Raundi i 8-të
Monaco – Anadolu Efes, 82-89
Maccabi Tel Aviv – Olympiacos, 74-79
Virtus Bolonja – Armani Milano, 86-79
Valencia Basket – Real Madrid, 73-76
Crvena Zvezda – Fenerbahce, 87-56
Alba Berlin – Villeurbanne, 68-73
Panathinaikos – Zalgiris Kaunas, 73-71
Baskonia Gasteiz – Barcelona, 94-71
Bayern Mynih – Partizan Beograd, 94-85