Boston vijon të jetë skuadra më e mirë në NBA, duke u bërë e para që arrin kuotën e 10 fitoreve këtë sezon.
Ekipi i Celtics fitoi sot 108-105 në fushën e Toronto, pas një ndeshje të ekuilibruar. 7 lojtarë të Boston realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Brown me 23 pikë.
Zhgënjejnë sërish kampionët e Denver, që u mundën 115-110 nga New Orleans. Edhe pse Jokic realizoi një “triple double”, me 26 pikë, 16 rebound e 18 asist, ato s’mjaftuan.
Për vendasit u dallua Williamson me 26 pikë. Fitojnë Lakers, 107-95 ndaj Portland, ndeshje ku për miqtë u dallua LeBron James, autor i 35 pikëve.
Pa probleme triumfon skuadra e Milwaukee, që falë 27 pikëve të Lillard, mundi 130-99 Charlotte jashtë fushe.
Triumfon edhe Philadelphia, që rikthehet te fitorja, duke mundur 126-116 Atlanta, ndeshje ku shkëlqyen Embiid me 32 pikë e Harris me 29 pikë. Kevin Durant realizoi 38 pikë në fitoren 131—128 të Phoenix në fushën e Utah Jazz.
NBA-Rezultatet e sotme
Charlote – Milwaukee, 99-130
Washington – New York, 99-120
Atlanta – Philadelphia, 116-126
Cleveland – Detroit, 108-100
San Antonio – Sacramento, 120-129
Toronto – Boston, 105-108
Chicago – Orlando, 97-103
New Orleans – Denver, 115-110
Portland – Lakers, 95-107
Utah Jazz – Phoenix, 128-131
Clippers – Houston, 106-100