Real Madrid nuk njeh humbje në Euroleague këtë sezon, duke korrur fitoren e tetë radhazi (ka një ndeshje më pak se rivalët). Madrilenët fituan 91-73 ndaj Monaco dhe udhëheqin renditjen me pikë të plota.
Në vendin e dytë qëndron Barcelona, që mundi 74-70 Valencia Basket në derbi, në një përballje të ekuilibruar deri në fund. Më pas vjen Virtus Bolonja, që u mund 90-76 në Athinë nga Panathinaikos.
Luftë e fortë për një vend në play off, ku shkojnë tetë skuadrat e para. Rikthehet te suksesi Maccabi Tel Aviv, që mundi 78-73 Fenerbahce, ndërsa italianët e Armani Milano triumfuan 92-76 ndaj turqve të anadolu Efes.
Euroleague-Raundi i 9-të
Maccabi Tel Aviv – Fenerbahce, 78-73
Olympiacos – Crvena Zvezda, 88-83
Armani Milano – Anadolu Efes, 92-76
Real Madrid – Monaco, 91-73
Zalgiris Kaunas – Bayern Mynih, 74-73
Villeurbanne – Baskonia Gasteiz, 81-88
Panathinaikos – Virtus Bolonja, 90-76
Barcelona – Valencia Basket, 74-70
Partizan Beograd – Alba Berlin, 89-74