Malcolm Armstead është rikthyer në Sigal Prishtinë.
Bardhekaltrit e kanë zyrtarizuar sot fundorin amerikan, i cili do t’i mbrojë ngjyrat Bardhekaltër deri në fund të këtij sezoni.
Armstead së fundmi ishte pjesë e Golden Eagle Yllit dhe e Pejës, ndërsa u rikthye në klubin ku luajti në vitin 2019.
Ai llogaritet si lojtar vendor pasi e posedon pasaportën e Kosovës.
Me Pejën në këtë edicion i kishte 11 paraqitje në krejt garat me një mesatare prej 6,6 pikësh për ndeshje.