Milwaukee bëhet forca e tretë në Konferencën e Lindjes pas fitores 142-129 ndaj Washington.
Të gjithë titullarët e Bucks realizuan mbi 15 pikë, ku u dallua Giannis Antetokounmpo, autor i 42 pikëve e 13 rebound.
Zhgënjen skuadra e Boston, që u mund 121-118 në fushën e Charlotte pas kohës shtesë, por ruan kreun e klasifikimit në Lindje. Tatum realizoi 45 pikë e 13 rebound për Celtics, por që s’mjaftuan për të fituar, ndërsa për Charlotte shkëlqu LaMelo Ball, me 36 pikë.
Fitore të rëndësishme korrën Clippers, që mundën San Antonio me rezultatin 124-99. Stoli ishte vendimtar për Clipers, nga ku erdhën 54 pikë.
Rikthehet te fitorja pas 6 humbjesh radhazi ekipi i Golden State, që mundi 121-116 Houston. Rikthimi i Curry vendimtar për Warriors, autor i 32 pikëve.
NBA-Rezultatet e sotme
Charlotte – Boston, 121-118
Detroit – Denver, 103-107
Washington – Milwaukee, 129-142
Chicago – Miami, 100-118
Minnesota – New York, 117-100
New Orleans – Sacramento, 129-93
San Antonio – Clippers, 99-124
Golden State – Houston, 121-116