Është ndërprerë ndeshja mes Trepçës dhe Pejës, e vlefshme për javën e dhjetë në Superligën e Kosovës.
Zyrtarët e ndeshjes vendosën për ndërprerje të ndeshjes shkaku i hedhjes së mjeteve piroteknike në parket nga ana e tifozëve vendas.
Ndeshja është duke u zhvilluar në palestrën “Minatori”.
Të dy ekipet janë larguar drejt zhveshtoreve, teksa tani pritet të zbrazet së paku një pjesë ku qëndrojnë tifozët.
Ndeshja u ndërpre në çerekun e tretë, saktësisht 6:37 minuta para fundit të tij.
Trepça është duke udhëhequr me rezultatin 45:35.