Basketbollisti amerikan Jacob Calloway është larguar nga skuadra e Pejës.
Lojtari në fjalë dje është parë në Aeroportin e Prishtinës, duke u larguar nga Kosova.
Calloway është lojtari më i ri i skuadrës islandeze, Tindastoll, shkruan AsistiOnline.com
Ky ekip ishte kundërshtar i Trepçës në kualifikimet e FIBA Europe Cup.