Zydrunas Urbonas nuk është kryetrajner i Sigal Prishtinës.
Klubi bardhekaltër e ka falënderuar lituanin Zydrunas Urbonas.
Prishtinës nuk i shkoi ashtu si ka pritur me trajnerin e larguar.
“Faleminderit Zydrunas Urbonas!
KB Sigal Prishtina njofton se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin lituanez, Zydrunas Urbonas.
Trajnerin e falenderojmë për kontributin e dhënë deri më sot dhe se deri në një vendim të ardhshëm të klubit, skuadrën do ta drejtojë ndihmës-trajneri, Albert Sylejmani”, njofton KB Sigal Prishtina.