Real Madrid ka pësuar ndalesën e parë në Euroleague, duke u mundur ne sekondat e fundit 100-99 nga turqit e Fernerbahce, ndeshje e vlefshme për raundin e 11-të.
Gjithsesi, skuadra spanjolle ruan kreun e renditjes, me një fitore më shumë se Barcelona e vendit të dytë.
Katalanasit fituan 101-92 ndaj Villeurbanne (suksesi i 9-të sezonal) dhe ndjekin ritmin e “los blancos”.
Dy skuadrat spanjolle janë të shkëputura ndjeshëm nga rivalët e tjerë. Në vendin e tretë, me nga 7 fitore janë Monaco e Virtus Bolonja e më pas vijnë grekët e Panathinaikos e Olympiacos.
Euroleague-Raundi i 11-të
Fenerbahce – Real Madrid, 100-99
Monaco – Olympiacos, 85-77
Maccabi Tel Aviv – Alba Berlin, 102-81
Armani Milano – Zalgiris Kaunas, 70-83
Bayern Mynih – Virtus Bolonja, 90-76
Partizan Beograd – Panathinaikos, 92-87
Crvena Zvezda – Anadolu Efes, 97-83
Valencia Basket – Baskonia Gasteiz, 84-98
Barcelona – Villeurbanne, 101-92