Basketbollistët e Proton Cable Prizreni shënuan sonte fitore ndaj Bashkimit me rezultat 90:82 (18:26, 24:20, 25:23, 23:13).
Derbi prizrenas u zhvillua në kuadër të xhiros 11-të të Prince Caffe Superligës.
Desi Sills ishte më i miri te Proton Cable Prizreni me 28 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, derisa Altin Morina ishte më i dalluari te Bashkimi me 13 pikë, gjashtë kërcime e 12 asistime.
Tani të dy skuadrat kanë nga katër fitore e shtatë humbje.