Deklaratë e turpshme kundër Kosovës nga ish selektori i kombëtares së Kosovës, Christos Marmarinos!
Është çudi se si një ish selektori, trajneri grek, ka deklaruar se në kombëtare e kanë pru një lojtar që mblidhte patate.
E dyta, një gënjeshtër e madhe se demek kombëtarja në basketboll kur ka fituar ka pas festë kombëtare!
Cili na qenka ai basketbollist që nga patatja na paska ardhur pa asnjë ditë stërvitje?
Cilin lojtar e paskan ble pa luajtur kurrë dhe direkt e paskan marrë nga fusha duke mbledhur patate?
Sepse ky ka qenë selektor dhe nuk ka qenë trajner në ekipe, kjo i bie se paskan pru lojtar nga fusha me patate në kombëtare!
Si ke lejuar ore zotëri këtë?
Kjo deklaratë është e turpshme për faktin se nuk njohim lojtar që kanë ble nga fusha e patates e kanë pru direkt aty!
“Ne ‘blemë’ një lojtar nga babai i tij, i cili ishte 215 cm i gjatë dhe nuk kishte kapur kurrë një top në jetën e tij. Herën e parë që doli në fushë, i dhamë topin, i thamë ta fuste në kosh dhe ai e gozhdoi se nuk dinte si ta fuste ndryshe.
Pra, shkojmë te babai i tij për t’i thënë atij të vijë të stërvit djalin e tij dhe ai thotë: ‘Jo, kush do të më ndihmojë të nxjerr patatet?
Djali im është i vetmi punëtor. Kështu e pyetëm sa donte të merrte një punëtor dhe në fund Federata i jepte 100 euro në muaj që të merrte një punëtor dhe ta linte djalin të stërvitej.
Pas 2 vitesh, djali i tij vendosi që i pëlqen fusha më shumë se basketbolli dhe u largua”, tha për mediat greke Christos Marmarinos.
"Ata janë adhurues të fitores, si i gjithë Ballkani. Është e paimagjinueshme. Ne shënuam fitoren e parë jashtë fushe në historinë e tyre, kundër Luksemburgut, dhe mendoj se edhe tifozët e Olimpiakos nuk ishin aq të lumtur kur fituan Euroligën.
Ata ishin tre ditë… të dehur. Ata morën një ditë pushim nga ekipet e tyre, ishte festë kombëtare që mundën Luksemburgun.
Pas saj, mund të kishim humbur nga Danimarka dhe katastrofa po vinte.
E gjithë situata ishte vërtet shumë e çuditshme. Ishte shumë më mirë për ta të mundnin Gjibraltarin sesa të barazonin me Islandën, për shembull”, tha Marmarinos.
Fitoret e kombëtares së Kosovës n basketboll, nuk janë kremtuar asnjë orë se lere festë kombëtare!
Christos Marmarinos duhet tregojë për veten e tij, për dështimet e tij dhe për kushtet e mira që i ka pas.