Vjen humbja e gjashtë në nëntë javë, munden nga Apolonia, 79-98 Elbasani ka pësuar një tjetër humbje në kampionat në basketboll për meshkuj.
Kjo ishte humbja e gjashtë në nëntë javë për Elbasanin, ndërsa këtë të premte është mundur nga Apolonia, 98-79.
Fierakët e kanë dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund, ndërsa kanë fituar periodën e parë 23-20. Më pas të dytën 30-22 dhe në pushim kanë kryesuar 53-42. 23-16 e treta për Apoloninë, që thellon në 76-58. 22-21 e fundit për fierakët dhe përfundimin 98-79.
Për Elbasanin lojtari më i mirë ishte Xhino Leka me 28 pikë, kurse për Apoloninë, Xhones me 25 pikë.
Kësisoj superliga e meshkujve duket e vështirë për Elbasanin, pavarësisht startit të mirë në këtë sezon.