Basketbollistët e Pejës shënuan sonte fitore të thellë ndaj Istogut me rezultat 113:63 (25:18, 26:21, 29:13, 33:11).
Ndeshja u zhvillua në kuadër të javës së 12-të të Prince Caffe Superligës.
Në radhët e vendësve më të dalluarit ishin Tyres Prince me 19 pikë e 12 kërcime dhe Desmont Halloway me 24 pikë e pesë kërcime.
Te pejanët më të mirët ishin Justin Davis me 29 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime, Meriton Ismaili me 20 pikë, Jay Jay Chandler me 15 pikë, 13 kërcime e nëntë asistime dhe Albin Berisha me 11 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.
Istogu mbetet në vendin e fundit me një fitore e dhjetë humbje, kurse kampionët e Kosovës kanë nëntë fitore e tri humbje.