Sigal Prishtina ka regjistruar fitoren e dytë në Ligën Ballkanike.
Të udhëhequrit e Albert Sylejmanit triumfuan sonte ndaj skuadrës malazeze, Plevlja.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën “1 Tetori” përfundoi me rezultatin 107:82.
Për kryeqytetasit ishte kjo fitorja e dytë e këtij sezoni në këtë garë, krahas një humbjeje.
Dardan Berisha ishte më i dalluari në fitoren ndaj Plevjlas, me 24 pikë të shënuara.
Ai u ndihmua edhe nga tre basketbollistë tjerë që shënuan pikë dyshifrore; Steve Davis 13 pikë dhe Malcolm Armstead e Derrick Wilson që shënuan nga 12 sosh.