Tervell Beck do t’i mungojë Pejës afro tre muaj

Basketboll

Tervell Beck do t’i mungojë Pejës afro tre muaj

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 22:10
Beck

Tervell Beck e ka kaluar me sukses operimin, por do të mbetet jashtë për afro tre muaj.

Klubi pejan ka njoftuar këtë të martë se basketbollisti i tyre është liruar tashmë nga spitali.

Gjendja e tij shëndetësore u tha se është e mirë, kurse koha e rikuperimit nga lëndimi do të jetë rreth tre muaj.

“Basketbollisti ynë, Tervell Beck – është liruar sot nga spitali në gjendje të shkëlqyer shëndetësore.

Beck iu nënshtua të premten operimit, i cili përfundoi me sukses në duart e Doktorit të Klubit, Dr. Shkumbin Berisha – së bashku me ekipin e tij në repartin e Ortopedisë, të cilët i falënderojmë për kujdesin e treguar.

Koha e rikuperimit të Tervell Beck do jetë rreth 3 muaj, dhe deri në shërimin e plotë ai do jetë në mbikqyrje nga Doktori i Klubit, Fizioterapeutat e Klubit – Festim Mema dhe Mazllum Jevriqi dhe Trajneri Kondicional, Shpetim Panxhaj.

Stay strong, NUNU. Jemi këtu për ty!”, njofton KB Peja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat