Flamurtari kampion në basketboll për femra fitoi sot 67-38 ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë së Parë. Fitore e lehtë e skuadrës vlonjate, që në fushën e saj nuk zhgënjeu, sfidë ku diferencën në parket e bëri Henderson me 27 pikë.
Të njëjtin ritëm kanë edhe dy skuadrat kryeqytetase, Tirana e Partizani, që ndjekin Flamurtarin në renditje. Bardheblutë fituan 89-61 ndaj Studentin në derbin kryeqytetas, sfidë ku Klea Verri realizoi 19 pikë (Gjergji 24 pikë për Studentin, por që s’mjaftuan).
Partizani bën detyrën në Elbasan, ku fitoi 94-67 ndaj skuadrës vendase, sfidë ku për kryeqytertaset u dalluan Fee dhe Omerbasic, me nga 18 pikë secila. Fitore të thellë korri edhe Teuta Basket, që mundi 76-39 Barleti Basket, duke ngjitur shkallët në renditje. Për durrsaket u dalluan Dishnica me 14 pikë e Jace me 13 pikë.
Kategoria e parë-Femra, java e 10-të
Tirana – Studenti, 89-61
Elbasani – Partizani, 67-94
Barleti Basket – Teuta Basket, 39-76
Flamurtari – Vllaznia, 67-38
Renditja: Flamurtari 19 pikë, Tirana 18 pikë, Partizani 18 pikë, Vllaznia 14 pikë, Teuta Basket 13 pikë, Studenti 13 pikë, Elbasani 12 pikë, Barleti Basket 10 pikë.